Te Bayern Munich janë shumë të kënaqur me punën e Hansi Flick.
Ai ka fituar besimin e drejtuesve dhe sipas ish-presidentit të klubit bavarez, Uli Hoeness, do të vazhdojë të qëndrojë në klub.
Bayerni me Flick në drejtim ka marrë kreun e Bundesligas dhe është shumë pranë kualifikimit në çerekfinalet e Championsit.
“Mendoj se Hansi Flick ka bërë një punë të shkëlqyer. Bordi drejtues do të vendosë shumë shpejt për të, por gjasat janë që të rinovojë me ne”, tha Hoeness.
Flick ishte ndihmës trajner i të shkarkuarit tashmë, Niko Kovac. /Gazeta Express/








