Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë për Lutjet e Mëngjesit, që do të zhvillohen më 6 shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Në këtë ceremoni marrin pjesë politikanë dhe personalitete publike nga vende të ndryshme të botës.
Ky është viti i 68-të, që Amerika mban Lutjet e Mëngjesit, ceremoni e cila drejtohet nga presidenti.
Në vitin e kaluar Haradinaj nuk kishte marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, edhe pse ishte i ftuar në këtë ngjarje.
Ai nuk kishte arritur të pajiset me kohë me vizë udhëtimi për në SHBA.









