Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit dhe Infrastrukturës Rrugore për të diskutuar rreth Letrës së Qëllimit, lidhur me marrëveshjen për linjë hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Express.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se marrëveshjet për Linjën Ajrore dhe ajo Hekurudhore Kosovë - Serbi janë ndihmesë për qytetarët e vendit por edhe në interes të Kosovës.
“Këto veprime, janë ecje përpara në atë se çka është Kosova dhe janë forcim i sovranitetit tone”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, pjesë e delegacionit kosovar në takimin e organizuar nga Ambasadori Richard Grenell në Berlin për këtë marrëveshje ishin drejtori i Transportit Rrugor, Xhemë Veseli ai i Infrastrukturës Rrugore, Ramë Qupeva. /Express








