Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas homazheve te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka deklaruar se momentin e ndarjes së tij nga jeta e kujton gjithmonë, raporton Gazeta Express
Haradinaj në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit ka deklaruar para mediave se Kosovën e presin sfida.
Por, ai shton se puna dhe angazhimi i ish-presidentit jetojnë gjithnjë.
“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, nderojmë në emër të institucioneve por edhe si bashkëpunëtorë veprën e tij por edhe momentin e ndarjes një moment që e mbaj mend gjithë jetën, një moment që e ka çu gjithë popullin, Kosovën e presin sfida po puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jetojnë gjithnjë”, ka deklaruar Haradinaj. /GazetaExpress/








