Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se lajmet për qeverinë teknike janë vetëm spekulime, raporton Gazeta Express.
Në një paraqitje para mediave, Haradinaj ka deklaruar se tashmë vendi ka mandatarin dhe fituesin e zgjedhjeve. Për këtë, ai shton se duhet që të pritet.
“Mendoj që janë të parakohshme këto spekulime, kemi mandatar, kemi fitues të zgjedhjeve duhet të presim”, tha Haradinaj i pyetur për Qeverinë teknike.
Kujtojmë që Haradinaj ka qenë shumë i zëshëm në thirrjet për formim sa më të shpejtë të institucioneve të reja, teksa ka pasur kritika edhe për të parin e LV-së, Albin Kurtin./Express/








