Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve është për Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e kësaj partie, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express
Haradinaj nuk do të jetë deputet nga radhët e partisë së tij duke qenë se ka dorëzuar dorëheqjen në KQZ dhe sekretariat të Kuvendit.
Ai vetëm i ka shoqëruar deputetët e tij deri në Kuvend.
“Fituesi i zgjedhjeve të kryejë këtë veprimet për të konstituuar Kuvendin. Përgjegjësia për krijimin e institucioneve bie mbi të parin, as mbi të dytin as mbi të tretin”, ka thënë Haradinaj.
“Duhet të konstituohet Kuvendi. Vonesat tash e tutje për krijimin e institucioneve bien mbi VV-në dhe z. Kurti”, ka shtuar Haradinaj.
Sa i përket mosarritjes së koalicionit LDK-VV, Haradinaj ka thënë se duhet pyetur ata pse nuk po pajtohen.








