Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar letra urimi me rastin e festës së Vitit të Ri 2020 nga kancelarja austriake, kryeministri i Japonisë, kryeministrja e Zelandës së Re dhe kryeministri i Sllovenisë, raporton Express
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj të shtetbërjes ka punuar fuqishëm që të ketë afër vende që i besojnë realitetit tonë.
“Nder i veçantë pranimi i shumë urimeve me rastin e festës së Vitit të Ri 2020 nga Kancelarja Austriake në detyrë Brigitte Bierlein, Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe Kryeministri Slloven, Marjan Sarec”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Express








