Kreu i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj liderit të LV-së, Albin Kurti, që sot tha se nuk mund të takohet me të, pasi që nuk ndodhet në Prishtinë, raporton Gazeta Express
Presidenti ka shkruar në Twitter se pas konstituimit të Kuvendit, për shkak të nevojës urgjente për të formuar sa më shpejt Qeverinë ka thirrur sot për ta mandatuar liderin e LVV-së, Albin Kurti.
Megjithatë, Thaçi ka shkruar se Kurti nuk ka shkuar në takim. Pavarësisht kësaj presidenti i vendit ka thënë se do t’i dërgojë një ftesë të re.
Tutje, ai ka bërë thirrje që sa më shpejt të formohen institucionet e Kosovës.
“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti.
Thaçi e ka ftuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë. /GazetaExpress/
He has not shown up at my office as expected. However, a new invitation will follow swiftly. I again call upon all to show leadership and not delay the formation of the new Government of the Republic of #Kosovo. Our people and our allies expect more.








