Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka arritur një tjetër performancë mbresëlënëse në La Liga, duke shënuar hat-trick për Mallorca në fitoren 3-0 ndaj Athletic Club.
Falë kësaj paraqitjeje, Muriqi ka arritur 14 gola këtë sezon, duke u renditur në top 5 golashënuesit më të mirë në pesë ligat kryesore evropiane, pas emrave si Harry Kane (20), Erling Haaland (20), Kylian Mbappé (19) dhe Igor Thiago (16).
Me 31 vjet, sulmuesi nga Kosova vazhdon të tregojë formë të lartë dhe po bëhet një nga emrat kryesorë në La Liga këtë sezon. /GazetaExpress








