Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhi, ka thënë se nuk e ka lexuar deklaratën e bashkëpartiakut të saj, Haki Abazi, rreth rastit "Dehari", por se ai duhet të japë një sqarim për këtë
Lidhur me propozimin për të si ministre e Drejtësisë, ajo ka thënë se është nder.
“Për mua është nder kur një organizatë si Vetëvendosje ta jep një përgjegjësi të tillë. Nuk kanë pse të frikësohen gjyqtarët e prokurorët nga unë”, ka thënë ajo.
Duke folur për rastin "Dehari", si dhe për deklaratën e Haki Abazit, i cili kishte thënë se vrasësit e Deharit mund të jenë nga Vetëvendosja, ajo ka thënë se ai duhet të japë sqarim për këtë.
“Unë nuk mund të jap ndonjë mendim për këtë deklaratë që nuk e kam lexuar. Besoj që Abazi duhet ta sqarojë këtë. Por të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë rast edhe Abazi që kanë menduar që është vetëvrasje e kanë marrë vesh që nuk ka qenë e tillë dhe kjo është bërë e ditur nga raporti zviceran”, ka thënë ajo.








