Ka mbetur edhe më pak se një orë nga takimi i paraparë që të mbahet në mes të liderëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen çështjet e fundit që kanë mbetur për të finalizuar koalicionin në mes të dy partive të dala të parat nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, shkruan Gazeta Express.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe Isa Mustafa sot do të fillojnë diskutimet për të gjitha çështjet e hapura, ndarjen e ministrive dhe emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili u shpreh optimist se brenda disa ditëve do të formatizohet marrëveshja qeverisëse.
Teksa thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike ai shton se çështjet kryesore janë harmonizuar.
Përkundër deklaratave të mëhershme, Haziri thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike.








