Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nuk ka asgjë të vërtetë në thashethemet se është arritur marrëveshje mes LDK’së me parti tjera shqiptare përvec LDK’së.
“Kërkoj falje në këto orë të vona nëse ndonjë fëmijë po shikon këtë emisionin. Por këto janë gjepura”, ka thënë Haziri.
“Nuk ka asnjë vullnet politik për të arritur marrëveshje me parti tjera. Ato janë në opozitë. Ne kemi dhënë shembull me veprimet tona politike se kemi qenë vetëm për lidhje të koalicionit”
“Ose kemi me bë qeverisje stabile për katër vite, plus një mandat. Ose nuk futemi në loëjra të tilla” /Express/








