Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hairi, ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet me Vetëvendosjen dhe se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj
Haziri ka thënë sot do të takohet ekipi i liderëve duke përfshirë tre zyrtarë të partive.
“Vazhdohet me takime, sot është takimi i formatit të ekipeve, liderët janë të mbështetur me plus tre zyrtarë të partive ma të lartë nuk është ndërruar formacioni i bisedimeve deri tani, ne dje kemi zhvillu bisedime për mbi tre orë kurse sot do të vazhdohet aty ku e kemi lënë dje, në përpjekje që të arrijmë një koalicion”, ka thënë Haziri për Insajderi.
Tutje, Haziri ka shtuar se LDK-ja nuk ka kërkesa shtesë dhe nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj.
“Jo ne as nuk kemi paraqitë kërkesa shtesë, as nuk kemi ndryshuar qëndrim, po bisedojmë që të gjejmë modalitete pas vendimit të njëanshëm të 6 tetorit”, ka përfunduar Haziri.








