Gjatë ditës së sotme në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.
Edicionin 2024/25 do të nisë me 14 shtator, shkruan Gazeta Express.
Kryendeshja e javës së parë është ajo ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës.
Vëllaznimi e pret Pejën, Sigal Prishtina udhëton tek Proton Cable Prizreni, kurse Bora ndeshet me Golden Eagle Yllin.
Kampione në fuqi në elitën e basketbollit kosovar është Trepça.
Më poshtë e gjeni shortin e plotë për edicionin e ri:
Java 1
Bashkimi - Trepça
Vëllaznimi - Peja
Proton Cable Prizreni - Sigal Prishtina
Bora - Golden Eagle Ylli
Java 2
Trepça - Golden Eagle Ylli
Sigal Prishtina - Bora
Peja - Proton Cable Prizreni
Bashkimi - Vëllaznimi
Java 3
Vëllaznimi - Trepça
Prizreni - Bashkimi
Bora - Peja
Golden Eagle Ylli - Sigal Prishtina
Java 4
Trepça – Sigal Prishtina
Peja - Golden Eagle Ylli
Bashkimi - Bora
Vëllaznimi - Proton Cable Prizreni
Java 5
Proton Cable Prizreni - Trepça
Bora - Vëllaznimi
Golden Eagle Ylli - Bashkimi
Sigal Prishtina - Peja
Java 6
Trepça - Peja
Bashkimi - Sigal Prishtina
Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli
Proton Cable Prizreni - Bora
Java 7
Bora - Trepça
Golden Eagle Ylli - Proton Cable Prizreni
Sigal Prishtina - Vëllaznimi
Peja - Bashkimi








