Majin e vitit 2013 një grua u nxor nga rrënojat e një fabrike në Bangladesh, ku kishte qëndruar për 17 ditë. Punëtorët e dëgjuan teksa bërtiste: “ Ju lutem, më nxirrni”, dhe përdorën pajisje gjurmimi video dhe audio për të gjetur pozicionin e saj të saktë. Pas tërmetit të Haitit në Janar 2010, një burrë mbijetoi për 12 ditë nën rrënojat e një dyqani. Të paktën 200,000 vetë vdiqën në atë katastrofë.
Një rast tjetër mbijetese të jashtëzakonshme është ai i një gruaje 40-vjeçare, e mbijetuar e tërmetit të vitit 2005 në Pakistan. Ajo u nxor nga kuzhina e shtëpisë së saj, e kthyer pothuajse në gërmadhë, plot 40 ditë pas tërmetit. Gruaja mbijetoi në një hapësirë aq të vogël saqë nuk mund të lëvizte.
Një ekip IRC arriti të shpëtonte një herë tre djem të varrosur praktikisht për pesë ditë nën rrënojat e shkollës së tyre për pesë ditë pas tërmetit të 2005-ës në Pakistan. Ata ishin të shtrirë në kurriz pranë njëri-tjetrit; tavani u kishte rënë sipër e prekte hundën, por nuk i kishte lënduar.
Një vajzë gjashtëmuajshe u shpëtua katër ditë pasi ndërtesa në të cilën ndodhej, u rrëzua në kryeqytetin Kenyan, Nairobi.








