Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, njëherësh edhe anëtar i Nismës, edhe më parë kishte parashikuar që Kurti mund të vritej.
Ai kishte thënë se duke u bazuar në përvojën e tij politike, sipas tij, Kurti mund të vritet nga njerëzit e VV’së, apo nga dikush më i çmendur.

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate bërë një kërcënim për Albin Kurtin. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vrarë gjatë mandatit sa ishte president.
“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President”, ka shkruar Hoti.
Menjëherë pas statusit të Hotit, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje.








