Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka pritur në një takim rasti basketbollistët amerikanë dhe basketbollistet amerikane që luajnë në Kosovë.
Takimi është organizuar në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Ambasadori Jeffrey M. Hovenier është shprehur se “është e mrekullueshme të mirëpresim shumë sportistë profesionistë amerikanë që luajnë basketboll në Kosovë”.
Ai gjithashtu falënderoi FBK-në për mbështetjen e këtyre sportistëve.
“Është e mrekullueshme të mirëpresim sonte shumë sportistë profesionistë amerikanë që luajnë basketboll në Kosovë. Faleminderit FBK-së për mbështetjen e këtyre sportistëve të shquar. Sporti i bashkon njerëzit”, shkroi Hovenier.
/Gazeta Express/








