Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë padyshim dyshja e analistëve Ismet Munishi e Granit Begollit, të cilëve u bashkohen edhe Arbër Avdyli, Blerim Zenuni dhe Asdren Hoxha.
Tifozi i futbollit dhe i Holandës, Asdren Hoxha, i cili tregohet shumë optimist për ndeshjen ndaj Anglisë dhe jo vetëm.
“Pritjes që nga viti 1988 po i vie fundi. Holanda do të bëhet kampion i Europës, por së pari do të duhet të kalojë Anglinë, por unë besoj fuqishëm që Holanda do të triumfojë edhe në finale ndaj Spanjës”, tha ai.








