Proton Cable Prizreni dhe Ryan Hughes kanë ndarë rrugët.
Klubi prizrenas njoftoi sot për largimin e fundorit amerikan, shkruan Gazeta Express.
Ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Hughes i ishte bashkuara klubit nga Prizreni këtë sezon.
Njoftimi i plotë na PC Prizreni (pa ndërhyrje):
“Faleminderit Ryan Hughes!
Ju njoftojm se me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkpunimin me fundorin amerikan Ryan Hughes.
Lojtarin Hughes e falenderojm per bashkpunimin dhe i dëshirojm sukses në vazhdim të karrierës.
Thank you Ryan!”. /Gazeta Express/








