Humbja nga Kosova ishte njëra prej më të rëndave në histori të Kombëtares së Suedisë.
Dardanët fituan mbrëmë me rezultat 1:0 në Goteborg duke ia shuar kështu shpresat ekipit kombëtar suedez që të shkojë në Botërorin 2026 edhe përmes pozitës së dytë, respektivisht barazhit.
E kjo ka bërë që suedezët të marrin masa.
Mediumi i atjeshëm, “Sportbladet” njoftoi paraprakisht se Federata Suedeze e Futbollit e ka shkarkuar selektorin Jon Dahl Tomasson, përcjell “Gazeta Express”.
“Fiaskoja e dytë kundër Kosovës ishte pika e fundit për Federatën Suedeze të Futbollit, e cila e shkarkoi 49-vjeçarin Jon Dahl Tomasson”, shkroi mediumi suedez.
E përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Tomasson e ka konfirmuar më pas edhe Federata Suedeze e Futbollit, e cila e ka falënderuar atë për kohën e tij si trajner i ekipit kombëtar.
SvFF avslutar Jon Dahl Tomassons uppdrag
SvFF tackar Jon Dahl Tomasson för sin tid som förbundskapten.
Nën drejtimin e trajnerit danez, Suedia e ka grumbulluar vetëm një pikë në kualifikimet e Botërorit. /Gazeta Express








