Sulmuesi i ri i Real Madridit, Gonzalo Garcia po e zhvillon ndeshjen e jetës sonte.
Spanjolli i ri ka shënuar dy herë në “Bernabeu”, ndaj Real Betisit.
Fillimisht, Garcia shënoi me kokë në minutën e 20-të, pas asistimit nga Rodrygo.
Goli i tij i dytë në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 50-të qe edhe më i bukur.
GONZALO GARCIA WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/Z94uyUdzFS
— TC (@totalcristiano) January 4, 2026
Ai shënoi me një goditje volej, me prekjen e dytë, pasi e pranoi topin./GazetaExpress/








