Një 16-vjeçar me shtetësi të Kosovës bashkë me një grek dhe një irakian kanë sulmuar fizikisht një grua 43-vjeçare në një stacion treni në Mynih të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.
Siç raporton ‘bayernjetzt.com’, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 janarit rreth orës 8 e 15, ndërkohë një polic kishte qëlluar në afërsi të vendit të ngjarjes.
Hetimet tashmë janë duke vazhduar, ndërkohë tre të rinjtë janë duke u hetuar për lëndime të rënda trupore.
Siç raportojnë mediat gjermane gruaja 43-vjeçare ishte sulmuar me shqelma edhe pasi ishte rrëzuar përtokë nga 3 të rinjtë.
Gruaja është ankuar për dhimbje të gjoksit pas goditjeve që kishte marrë, ndërkohë ishte transferuar me urgjencë drejt spitalit. /GazetaExpress/








