Kanë kaluar 10 vite, por Ibrahimovic vazhdon të mos e dijë çfarë ndodhi gjatë periudhës së tij në Barcelonë
Në një intervistë nga karantina, Zlatan Ibrahimovic është kthyer të flasë për epokën e tij te Barça, që zgjati vetëm një vit, përkundër milionave që shpenzoi për të klubi katalunas.
Barcelona e mori nga Interi në vitin 2009 me shumë bujë, duke dhënë Eto’on dhe mbi 70 milionë euro, por Ibrahimovic menjëherë në vitin 2010 u largua nga Camp Nou.
Shkak problemi që kishte me Pep Guardiolën, që sot e atë ditë, as Ibrahimovic nuk e di për çfarë bëhej fjalë.
“Problemi im në Barcelonë ishte një njeri, filozofi (Guardiola). U gjenda në një situatë ku trajneri nuk më fliste dhe për mu kjo ishte diçka e re dhe nuk e di se çfarë ndodhi”, u shpreh Ibra.
“Edhe sot nuk e di se cili ishte problemi”.
“Në vend se të përballet me mua, ai fshihej nga unë, është frikacak”.
Ibra bëri 46 paraqitje për Barcelonën, shënoi 22 gola.
Me të filluar sezoni 2010/11, Ibra në ndeshjen e parë shënoi gol, kurse më pas u largua për t’u transferuar te Milani. /Gazeta Express/








