Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Samir Ujkani dhe Bleron Ajeti.
Portieri legjendar i Kosovës, dhe tashmë zëvendësdrejtor te kombëtarja e Kosovës, Samir Ujkani ka treguar për përvojat e tij me fanellën dardane
“Më i vështiri që jam përballur është Ibrahimovici, ka qenë i paparashikueshëm”, tha ai.
Tutje, ai foli edhe golin që Dani Olmo ia kishte shënuar më 31 mars të vitit 2021 në ndeshjen ndaj Spanjës.
“Ka qenë goditje befasuese, nga një pozitë e papritur, kam mëndu se shkon 20 metra larg portës”, tha ai.









