Sulmuesi argjentinas i Interit është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Paris Saint-Germain. Atë e duan edhe Juventusi e Napoli
Mauro Icardi dëshiron të rikthehet në futbollin italian, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi argjentinas është treguar përgjithësisht i suksesshëm në Francë, por nuk po ndihet rehat në këtë vend.
Ai e pati një fillim të furishëm të eksperiencës në Paris Saint-Germain, por kohëve të fundit kishte rënie të formës.
Gjiganti francez e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit për 70 milionë euro, kur t’i përfundojë huazimi.
Portali italian “Calciomercato” zbulon se Icardi shpreson të rikthehet në Serie A.
Atje, interesim për të kanë shfaqur Juventusi dhe Napoli.
Interi nga ana e tij nuk e ka ndërmend ta rikthejë ish-futbollistin e Sampdorias. /Gazeta Express/








