Ende nuk dihet se kur do të rinisin kampionatet në Europë por FIFA dhe UEFA, po diskutojnë për risitë që mund të ketë pjesa e mbetur e këtij sezoni.
Një nga ato risi që po diskutohet është edhe ajo e zëvendësimeve. Shumë mendojnë që 3 zëvendësime gjatë një ndeshjeje janë pak dhe nuk mjaftojnë pasi do të luhet çdo 3 ditë dhe është hedhur hipoteza e 5 ndërrimeve pikërisht për shkak të kalendarit të ngjeshur.
Qeveria e Futbollit Botëror po e merr në konsideratë këtë ide të klubeve dhe nëse aprovohet atëherë ato që do të përfitojnë më shumë janë klubet e mëdha që kanë një organikë të ngjeshur me elementë cilësorë, ndërsa klubet e vogla janë ato që do ta paguajnë këtë gjë, pasi në stolat e skuadrave të tyre nuk ka shumë elementë cilësorë.








