Iggy Azalea e ka kritikuar kompaninë US Airline pasi që i është “bllokuar bagazhi” teksa ajo udhëtonte me djalin e saj dy vjeçar, Onyx
Iggy Azalea është përfshirë në një “luftë” me “American Airlines” konkretisht me shërbimet e kësaj kompanie.
Reperja 31 vjeçare ka zgjedhur Twitter të mërkurën që t’i tregojë fansave të saj se aviokompania e la atë dhe djalin e saj Onyx (2) të “bllokuar” në aeroport, në një qytet që ajo nuk e ka emëruar.
“Dëshiroj që t’ju tregoj çdo familje që të kenë kujdes kur fluturojnë me fëmijë të vegjël me @AmericanAir”, ka filluar ajo kërcënimin e saj.
“Kam fluturuar me djalin tim dhe ata shitën ulëset tonë teksa porta ishte ende hapur ata refuzuan që t’i marrin çantat tona në avion edhe pse çdo biletë udhëtimi ishte shitur atë natë. Ju shpjegova se disa gjëra të fëmijëve duhet të merren me vete sepse fëmija ka nevojë, por ata nuk dëgjuan”, ka vazhduar me kritika Iggy. /GazetaExpress/



















