Ilir Latifi (15-8) do ta vazhdojë rrugëtimin e tij në peshat e rënda, pasi së fundi arriti një fitore të shumëpritur kundër Tanner Boser me një vendim të ndarë në qershor. Para kësaj, suedezi pati tre humbje radhazi kundër top-luftëtarëve.
Latifi tani takohet me veteranin rus 44-vjeçar Aleksei Oleinik (59-16), i cili njihet për paraqitjet e tij, në veçanti ndaj Ezekiel Choke.
Megjithatë, ai tani ka nevojë për një fitore pasi u mund tre herë radhazi nga Sergey Spivak (vendim unanim), Daukaus (TKO) dhe Lewis (TKO).
Ilir Latifi ka një rekord prej 15 fitoresh e tetë humbje, kurse Oleinik ka 59 fitore e 16 humbje.
Oleynik ka lindur në Kharkiv, Ukrainë, e cila në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. 44-vjeçari, i cili është një shtetas rus i natyralizuar, u ndalua të hynte në vendin e tij të lindjes në vitin 2015, pasi ai kishte veshur një bluzë të Vladimir Putin para ndeshjes së tij të dytë në UFC.

Pasi jetoi në Ukrainë për tre dekada, Oleynik u etiketua një “kërcënim për sigurinë kombëtare” nga Ukraina. /Gazeta Express/








