Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, momentalisht është duke qëndruar në komunën e Gjilanit, në familjen Abazi, pas tragjedisë së tërmetit, ku dy djem të saj humbën jetën tragjikisht në Durrës, raporton T7
Së bashku me presidentin shqiptar Meta, është edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Paraprakisht, presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik, si dhe ka zhvilluar një takim me kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe nënkryetarët e kësaj partie. /GazetaExpress/











