Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, momentalisht janë duke qëndruar në Selinë Qendrore të LDK-së, ku do të takohen me të parin e kësaj partie, Isa Mustafa dhe nënkryetarët, raporton T7
Paraprakisht, presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit tragjik.
I pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Së bashku me Haradinajn, Meta do të vizitojë edhe në komunën e Gjilanit, ku do të qëndrojë për vizitë në familjen Abazi. /GazetaExpress/











