Trepça ka emëruar trajnerin e tyre të ri.
Klubi mitrovicas i ndau rrugët me trajnerin Alek Joncevski pas humbjes nga Sigal Prishtina, kur ky i fundit dha dorëheqje të parevokueshme.
Sipas asaj që kishte postuar në faqen zyrtare të KB Trepçës, trajneri kishte vlerësuar se nuk mund të jap më shumë për klubin tonë dhe ka vendosur që rrugët tona të ndahen.
“Klubi i basketbollit Trepça e falënderon Joncevskin për punën e madhe që ka bërë sa ishte në krye të skuadrës dhe i dëshiron suksese të mëdha në vazhdim të karrierës. Joncevski erdhi për të qëndruar deri në fund të kampionatit, por rezultatet po mungojnë dhe ai e ndjeu obligim moral të jap dorëheqje. Klubi e vlerëson punën që ai ka bërë me skuadrën, nivelin profesional dhe angazhimin maksimal”, kishin shkruar mbrëmë KB Trepça në faqen e tyre zyrtare.
Në anën tjetër sot, KB Trepça ka shkruar së kanë emëruar trajnerin e ri.
“Ilir Selmani merr përsipër rolin e trajnerit të ekipit ndërsa Besim Braha tash e tutje do të bashkangjitet ekipit si pjesë e shtabit teknik”, thuhet në këtë njoftim. /GazetaExpress/








