Në orar janë përballjet e xhiros së tretë në grupet E dhe F.
Nga ora 18:00, pritet të takohen Sllovakia dhe Rumania, si dhe Belgjika kundër Ukrainës, të dy ndeshjet nga Grupi E, shkruan “Gazeta Express”.
Në orën 21:00, do të zhvillohen dy ndeshje të tjera: Republika Çeke do të përballet me Turqinë, ndërsa Portugalia do të ndeshet me Gjeorgjinë.
Portugalia e kryeson grupin, derisa vendi i dytë i përket Turqisë.
Në vendin e tretë gjendet Çekia, gjersa në të katërtin është Gjeorgjia./GazetaExpress/








