Trajneri Antonio Conte e do me ngulm sulmuesin francez, i cili pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës që vjen
Olivier Giroud mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi francez e ka rifituar besimin e trajnerit Frank Lampard së fundmi, pas vështirësive që i pati në pjesën e parë të sezonit.
Mirëpo, kjo nuk nënkupton se ish-futbollisti i Arsenalit do të qëndrojë në “Stamford Bridge” edhe pas këtij edicioni.
Mediat italiane shkruajnë se përfaqësuesi francez vazhdon të jetë objektiv i Interit.
Ai ishte afër transferimit tek “Nerazzurri” edhe gjatë janarit, por në fund vendosi të qëndronte në Londër.
Tash, trajneri Antonio Conte po insiston që ta ketë në dispozicion sulmuesin shtatlartë nga sezoni i ardhshëm, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Kampioni i botës me Francën do të ishte një alternativë ideale e Romelu Lukakut. /Gazeta Express/








