“Nerazzurri” janë të vendosur ta shesin sulmuesin argjentinas, por jo për një shumë më të ulët se kjo
Interi është i vendosur për ta shitur Mauro Icardit gjatë verës që vjen, shkruan Gazeta Express.
“Nerazzurri” nuk po e ndiejnë fare mungesën e sulmuesit argjentinas duke e pasur parasysh se e kanë të pasur fazën e sulmit me Romelu Lukakun, Lautaro Martinezin e Alexis Sanchezin.
Ish-futbollisti i Sampdorias është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Paris Saint-Germain.
Mirëpo, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se përfaqësuesi argjentinas dëshiron të rikthehet në Serie A.
Raportohet se interesim serioz për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Juventusi.
Drejtori sportiv i “Bianconeri”, Fabio Paratici i ka nisur kontaktet me gruan dhe menaxheren e Icardit, Wanda Nara.
Rikthimi afatgjatë në Inter për Icardin duket të jetë i pamundshëm. /Gazeta Express/








