Qendërmbrojtësin sllovak e pëlqen kampioni aktual i Anglisë, Manchester City. Për të, praprakisht një klub i kishte ofruar 65 milionë euro
Manchester City është mjaft i interesuar për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.
Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express.
Futbollisti sllovak është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve mbresëlënëse me “Nerazzurri”.
Raportohet se për përfaqësuesin sllovak, Interi ka marrë ofertë prej 65 milionë euro në të kaluarën.
Mirëpo, Zikaltrit i kërkojnë hiç më pak se 85 milionë euro për mbrojtësin 25 vjeçar.
Mbetet të shihet nëse “Citizens” janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër për lojtarin. /Gazeta Express/








