Benevento duhet të luajë në Serie A sezonin 2020/21.
Trajneri Filippo Inzaghi ka deklaruar se Benevento “meriton” të luajë në Serie A dhe janë të gaysjëm të luajnë edhe “në korrik ose gusht” nëse është e nevojshme.
Benevento ishte 20 pikë para vendit të dytë Crotone në Serie B dhe ishte duke shkuar në 19 ndeshje pa humbje në Ligë.
Inzaghi tani frikësohet se për shkak koronavirusit mund të anulohet gjithçka, por ua ka bërë të qartë të gjithëve se çfarëdo që të ndodhë, Benevento meriton të luajë në Serie A.
“Unë nuk kuptoj si është e mundur që sugjerohet mos të përfundohet sezoni, ndoshta ka interes tjetër”, tha ai për Sky Sport Italia. “Është situatë e pabesueshme, jemi të gatshëm të luajmë edhe në korrik apo gusht, nuk e kemi problem”.
“Lojtarët e mi, presidenti, të gjithë meritojnë të luajnë në Serie A. Askush s’ka nevojë të vuajë, po shoh dhe lexoj gjithçka, por më e mira është që të rinisim aty ku e lamë”.
Itali është vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë.
Deri më tani 97,689 persona janë infektuar me COVID-19, 10,779 kanë vdekur, kurse 13,030 janë shëruar. /Gazeta Express/








