Xhiroja e 19-të e IPKO Superligës do ta sjellë derbin ndërmjet Llapit dhe Feronikelit, një ditë pasi Drita e mundi në udhëtim Vushtrrinë 3-2, që edhe hapi këtë javë në Superligë.
Ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit do të jetë një përballje mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet, të cilat nuk guxojnë të gabojnë.
Ekipi fitues do të mbetet në garë për titull të kampionit, kurse humbësi mund të mbetet jashtë garës.
Lideri Ballkani do të mundohet ta ruajë distancën ndaj ndjekësve përmes një fitoreje ndaj Ferizajt në shtëpi.
Ndërkaq, trepikëshi i nevojitet pa diskutim edhe Prishtinës, e cila do të udhëtojë në Drenicë.
Gjilani do ta kërkojë këndelljen pas humbjes në derbin e Anamoravës, me një fitore ndaj Flamurtarit.
Kurse, favorite konsiderohet edhe Trepça ’89 kundër Dukagjinit.
Të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës i transmeton IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova.
IPKO SUPERLIGA – JAVA E 19-të
E premte, Vushtrria – Drita 2:3
SSK2 E shtunë 13:00 Llapi – Feronikeli
SSK3 E shtunë 13:00 Drenica – Prishtina
SSK1 E diel 13:00 Ballkani – Ferizaj
SSK2 E diel 13:00 Gjilani – Flamurtari
SSK3 E diel 13:00 Trepça ’89 – Dukagjini








