Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, është duke mbajtur takim me deputetët e rinj, të zgjedhur në zgjedhjet e gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.
Para pak çastesh, nga selia e LDK-së doli ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, derisa, i njejti vetëm një ditë më parë iu bëri thirrje partive politike në vend që sa më shpejtë të formojnë institucionet e reja.
Vizita e tij nuk ishte paralajmëruar më parë për media.


Nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, LVV, ka dalë si parti e para duke marrë 221.001 vota (26,270%), LDK e dyta me 206.516 vota (24,548%), PDK e treta me 178.637 vota (21,234%), koalicioni AAK-PSD 96.872 vota (11,515%).
Ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun duke marrë 42.083 vota, apo në përqindje 5,002%./Express/








