Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni në emisionin Frontal në T7 ka folur për Vetëvendosjen e më saktësisht për Kurtin dhe rrugën e tij drejt pozitës së kryeministrit.
Hyseni mes tjerash ka folur edhe për diskutimet në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit, të cilën tash e mban bashkëpartiaku i Kurtit, Glauk Konjufca.
‘’Unë jam i bindur që ai është në gjendje të bëjë shumë më shumë për tu bërë kryeministër. LDK duhet ta dijë që Albin Kurti do të bëjë gjithçka që të bëhet kryeministër. Jam jashtëzakonisht i bindur që Glauku do të bëjë pikë për pikë siç kërkon partia dhe Albin Kurti’’, ka deklaruar Hyseni.
Sipas Hysenit, Kurti ka kaluar nga parimi i drejtësisë, në parimin e fuqisë, në momentin kur ka kërkuar ndërhyrje të ndërkombëtarëve për krijimin e qeverisë me LDK-në./Express








