Ish-kampioni i botës në boks, Guillermo Rigondeaux raportohet se ka humur 80% të shikimit të tij si pasojë e një shpërthimi të madh në kuzhinë.
Rigondeaux, i cili gjithashtu fitoi medalje të arta në Lojërat Olimpike në 2000 dhe 2004 ishte duke gatuar në shtëpië e tij në Miami javën e kaluar kur një tenxhere shpërtheu në fytyrën e tij.
Ai u dërgua në spital ku qëndroi deri të premten, por shikimi i tij është ende shumë i dëmtuar, transmeton Gazeta Express.
Menaxheri i tij, Alex Bornote i tha gazetës spanjolle El Nuevo Herald me bazë në Florida se Rigondeaux ka vetëm 20% të shikimit.
Rigondeaux do t'i nënshtrohet disa testeve në sytë e tij për të përcaktuar nivelin e dëmtimit. /Gazeta Express/








