Ish-minisitri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ylli Manjani, ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shqipëri.
Manjani në emisionin “A Show” në T7, e ka komentuar “mini-shengenin” si një “mini-faqe e zezë” e Shqipërisë, që po mban një takim me presidentin e Serbisë pa Kosovën.
“Unë jam për të nxitur bashkëpunimin dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo që po ndodh, kjo është një minifaqe e zezë e Republikës së Shqipërisë, sepse kjo nuk duhej të ndodhte pa qenë Kosova pjesë e asaj tryeze”, është shprehur Manjani.
Ai gjithashtu tha se për mosprezencën e Kosovës në atë tryezë nuk ka asnjë justifikim.
“Këtu nuk ka asnjë justifikim për mosprezencën e Kosovës në atë tryezë”, shtoi Manjani.








