Jelena Dokiç dikur ishte njëra prej tenisteve më të mira në botë.
Ajo ishte e çiltër, e ëmbël dhe e dashur për të gjithë.
Buzëqeshja e saj tregonte lumturi dhe pozitivitet.
Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar si duhet me jetën private të ish-tenistes australiane.
39 vjeçarja e ka kujtuar periudhën më të vështirë të jetës, kur kishte menduar madje të bënte edhe vetëvrasje, shkruan “Gazeta Express”.
Ajo përmes rrjeteve sociale ka thënë se pas problemeve me babanë e saj dhe më pas me “demonë” të tjerë, siç i ka quajtur ajo, ishte shumë afër që t’i jepte fund jetës.
“Datën 28 prill nuk do ta harroj kurrë në jetën time. Ndodhesha në katin e 26-të të ndërtesës. Në një moment mendova të hidhesha nga ballkoni, për t’i dhënë përfundimisht fund jetës sime. Gjithçka për mua ishte e errët, kisha ankth dhe dhimbje shpirtërore. Nuk mund ta imagjinoni dot se çfarë në të vërtetë ndjeja në ato momente”, ka rrëfyer ish-numri 4 i tenisit botëror.
Fatmirësisht, Dokiç e ka marrë veten dhe tash është rikthyer në normalitet.
Ajo aktualisht është trajnere e tenisit dhe komentatore në sportin e bardhë. /Gazeta Express/








