Akil Gjakova ka folur menjëherë pas humbjes në repesazh nga japonezi, Soichi Hashimoto.
Xhudisti kosovar me këtë humbje, mbetet pa asnjë medalje olimpike në Lojërat e sivjetme Olimpike në Paris.
Ai ka thënë se e kishte një short të vështirë dhe se i mbetet të punojë më fortë për herën e radhës.
“Isha në një short mjaft të vështirë, mirëpo për të fituar duhet t’i mposhtësh të gjithë. Mua më mbetet me puni për Olimpiadën e radhës, nja katër vjet të mira me u bë gati”, tha ai./GazetaExpress/








