Istogu ka regjistruar fitoren e parë në elitë. Istogasit në Prizren ia kanë shkaktuar humbjen e parë këtë edicion Bashkimit me rezultat 83:77 (15:19, 21:20, 22:16, 25:22).
Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së tretë të Superligës.
Për Istogun kjo ishte fitorja e parë në elitë, derisa numëron edhe dy humbje, kurse kjo ishte humbja e parë për Bashkimin pas dy fitoreve radhazi.
Te Istogu u dalluan Arian Azemi me 15 pikë, gjashtë kërcime e 11 asistime, Kahlon Whitley me 27 pikë dhe Matthew Lang me 23 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 12 kërcime, Jeremy Harris me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Grant Lozoya me 21 pikë.








