Pas disa muajsh bisedime, Philadelphia dhe Clippers e kanë gjetur një zgjidhje kreative për ta zhbllokuar rrugën.
76ers i kanë marrë katër lojtar nga ekipi prej Los Angeles, Marcus Morris, Robert Covington, Nic Batum e KJ Martin, ndërsa në këmbim do ta marrin super-yllin e NBA-së, James Harden, njofton mediumi “ESPN”, përcjell “Gazeta Express”.
Harden pritej të rikthehet në Los Angeles gjatë verës që vjen si lojtar i lirë, por ai duket se do t’i bashkohet këtij ekipi qysh tash dhe shpreson të fluturojë drejt Los Anglesit sa më shpejt të jetë e mundur.
Ka mundësi që ai të jetë prezent si shikues në ndeshjen e sontme në shtëpi kundër Orlandos. /Gazeta Express/








