Jasir Asani po e vazhdon shkëlqimin.
Ylli shqiptar e gjeti golin në Ligën e Kampionëve të Azisë derisa e ndihmoi ekipin e tij Esteghlal në fitoren 2:0 ndaj Al Wehdat nga Jordania.
Përfaqësuesi Kuqezi e realizoi golin e dytë dhe të qetësisë për ekipin iranian, i cili i mori tri pikë në këtë sfidë, shkruan “Gazeta Express”.
این گل رو آزادی و سهرابیان روزی صدبار باس ببینن تا حالیشون شه فرق بین بازیکن خارجی و ایرانی رو :)))) pic.twitter.com/9qsHbJ42kT
30-vjeçari kishte realizuar pak ditë më parë në kampionatin iranian, ndërsa tash e gjeti golin e parë edhe në Championsin aziatik me Esteghalin.
Në total, ai i ka shënuar katër gola me ekipin iranian, tre në kampionat dhe një në Champions.
Anësori shqiptar kishte shkëlqyer edhe në Korenë e Jugut, ndërsa tash të njëjtën gjë po e bën edhe në Iran.
E në Kombëtaren shqiptare e ka humbur vendin e titullarit kohëve të fundit. /Gazeta Express








