Jason Derulo “i ka blerë pallat në Los Angeles në vlerë prej 3.6 milionë dollarë ish të dashurës së tij Jena Frumes” ... para se ajo të ankohet në këngëtarin se nuk po paguan mbështetjen për fëmijën
Jason Derulo duket se e ka hapur portofolin e tij këtë vit për ish të dashurën e tij Jena Frumes, me të cilën ai ka një fëmijë.
Të martën, sipas asaj që shkruan TMZ, këngëtari i ka blerë modeles një pallat të bardhë të mahnitshëm me vlerë 3.6 milionë dollarë në Los Angeles, i cili është i kompletuar me pishinë me ujëvarë dhe një spa.
Saktësisht shtëpia gjendet në lagjen Encino të Kalifornisë dhe ishte zgjedhur nga bukuroshja në mars, shkruan kjo media e në të cilën shtëpi ajo është duke jetuar që nga ajo kohë me djalin e tyre të pagëzuar, Jason King. /GazetaExpress/

















