Java e 22-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet këtë të diel.
Për ditën e sotme në program për t'u zhvilluar janë dy ndeshje, shkruan Gazeta Express.
Përballja e parë do të luhet nga ora 17:00, mes Trepçës dhe Istogut, në palestrën sportive "Minatori".
Mitrovicasit janë liderë me 19 fitore e dy humbje, kurse istogasit në vendin e fundit me një fitore e 20 humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet nga ora 19:00, mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, në "Sezai Surroi".
Prizrenasit ndodhen në vendin e shtatë në tabelë me gjashtë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit momentalisht janë në pozitën e katërt me 14 fitore e shtatë humbje.
/Gazeta Express/








