Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet e para të javës së katërt.
Ndeshja hapëse e kësaj jave do të zhvillohet në "Mizahir Isma" të Rahovecit, aty ku Istogu e pret Sigal Prishtinën. Ndeshja luhet nga ora 17:00, shkruan Gazeta Express.
Istogasit në fundjavën e kaluar shënuan fitoren e parë në elitë, duke mundur Bashkimi, kurse kanë edhe dy humbje. E kundërta është për prishtinasit që numërojnë dy fitore e një humbje.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet mes rivalëve lokal, Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit.
Bashkimi e nisi me dy fitore sezonin, por më pas pësoi nga Istogu, kurse Proton Cable Prizreni e nisi me dy humbje, e pastaj regjistroi fitore ndaj Vëllaznimit.
Derbi prizrenas do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën sportive "Sezai Surroi". /Gazeta Express/








