Leo Messi e vizitoi mbrëmë "Camp Noun" në mënyrë të fshehtë.
Ai më pas publikoi sot fotografitë me një postim emocional, teksa shihej i vetëm në stadiumin ikonik, shkruan Gazeta Express.
E tani edhe faqja zyrtare e Barcelonës ka reaguar pas postimit të argjentinasit.
"Je gjithmonë i mirëseardhur në shtëpinë tënde, Leo", shkruhej në postim.








